Skanimi 3D në Pejë gjatë pushimeve. Maskerinat gati brenda 48 orëve, që t’i marrësh me vete para se të kthehesh. Pjesën tjetër e ndjekim online, kudo që jeton.
Shkruaj në WhatsApp →Shko te faqja kryesoreNa shkruaj në WhatsApp datat kur je në Kosovë. Ta lëmë terminin për skanim.
Disa minuta, pa gips. Nëse ke skanim nga dentisti yt jashtë (STL), mund të na e dërgosh.
Të dërgojmë linkun me planin 3D. E sheh buzëqeshjen përfundimtare para se të vendosësh.
I prodhojmë në laboratorin tonë në Pejë dhe i merr me vete para kthimit.
Portali Linea dhe WhatsApp: kujtesa për ndërrim, foto të progresit dhe pyetje kurdo.
Nga skanimi te maskerinat për 48 orë, jo javë pritjeje.
Flet me dentistin shqip, pa përkthyes.
Pagesë fleksibile, pa kosto të fshehura.
Me mbështetjen klinike të Medident Dental Clinic, që nga 1999.



Po. Skanimin e bën në Pejë kur vjen për pushime (ose na dërgon skanimin nga dentisti yt), dhe trajtimin e ndjekim online përmes portalit Linea dhe WhatsApp.
Skanimi zgjat disa minuta. Maskerinat prodhohen brenda 48 orëve pasi pranon planin 3D, kështu që zakonisht mjaftojnë pak ditë.
Në portalin Linea ke kujtesat për ndërrimin e maskerinave dhe dërgon foto të progresit. Për çdo pyetje na shkruan në WhatsApp.
Bëhet një skanim i ri, në vizitën e radhës në Pejë ose te një dentist aty ku jeton, dhe e përshtatim planin.
Çmimi varet nga rasti. Pas skanimit merr ofertën e saktë me shkrim, me mundësi pagese me këste pa interes.
Rr. Bajram Kelmendi, Pejë 30000, Kosovë. Linea punon në partneritet me Medident Dental Clinic.